BOTA /

Donald Trump nuk kursen lëvdatat për presidentin e ri të Sirisë: Djalë i ri, i fortë e luftarak

Takimi i Trump me presidentin sirian përshkruhet si "historik" në Siri - Trump tha se Siria përfundimisht do t'i bashkohet Marrëveshjeve të Abrahamit

Shkruar nga Versus

Donald Trump nuk kursen lëvdatat për presidentin e ri të

Donald Trump ka vlerësuar presidentin e përkohshëm të Sirisë,Ahmad Al-Sharaa, pasi dy udhëheqësit u takuan të mërkurën në Riad.

Këto komplomente vijnë në një kohë kur SHBA po shquyrton mundësinë e normalizimit të marrëdhënieve diplomatike me Sirinë.

Presidenti amerikan u tha gazetarëve në Air Force One se takimet e tij me al-Sharaa shkuan mirë, duke shtuar se ai është një "burrë i mrekullueshëm", "i ri, tërheqës dhe i fortë" me një "të kaluar të fortë".

Trump tha gjithashtu se presidenti sirian ka një " shans të vërtetë" për të ruajtur unitetin e Sirisë .

Përveç kësaj, presidenti amerikan tha se vendi përfundimisht do t’i bashkohej Marrëveshjeve të Abrahamit, një nga udhëzimet më të rëndësishme që ai dha gjatë takimit të tyre. Al-Sharaa u përgjigj pozitivisht kur u pyet për mundësinë e bashkimit me marrëveshjen, sipas Trump, i cili megjithatë theksoi: "Mendoj se ata duhet t'i vendosin gjërat në rregull së pari".

Në Siri po flitet për një "takim historik".

Ndërkohë, Siria e përshëndeti takimin midis Presidentit al-Sharaa dhe Donald Trump si " historik " dhe deklaroi se presidenti amerikan "konfirmoi angazhimin e vendit të tij për të qëndruar pranë Sirisë në këtë moment kritik".

"Gjatë takimit, u theksua rëndësia e heqjes së sanksioneve kundër Sirisë dhe mbështetja e procesit të rimëkëmbjes dhe rindërtimit", sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme Siriane.

Në takim u diskutuan gjithashtu mënyrat për të “forcuar partneritetin siriano-amerikan në fushën e luftës kundër terrorizmit dhe bashkëpunimit për të eliminuar ndikimin e aktorëve jo-shtetërorë dhe grupeve të armatosura jo-siriane që pengojnë stabilitetin, përfshirë ISIS-in dhe kërcënime të tjera”, shtohet në deklaratë.

Në takimin Trump-al Sharaaa mori pjesë edhe Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman, ndërsa Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan mori pjesë me telefon, sipas njoftimit, ndërsa u theksua se do të pasojnë takimet midis Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Marco Rubio dhe Ministrit të Jashtëm sirian./Versus.al

 

 

Poll