BOTA /

Dosja famëkeqe Epstein, Trump flet për herë të parë dhe tregon si qëndron e vërteta

Presidenti amerikan këmbënguli gjithashtu se nuk kishte asnjë përfshirje në aktivitetet e dyshimta të Epstein në ishullin e tij privat.

Shkruar nga Versus

 

Dosja famëkeqe Epstein, Trump flet për herë të parë dhe

Gjatë një konference për shtyp me kryeministrin britanik Keir Starmer, presidenti amerikan Donald Trump u pyet lidhur me “dosjet famëkeqe Epstein”. Ai u përpoq të distancohej plotësisht nga Jeffrey Epstein, duke deklaruar se prej vitesh kishte ndërprerë çdo kontakt me të.

“Nuk kam folur me të prej shumë vitesh,” tha Trump, duke sqaruar se kishte ndërprerë marrëdhëniet për shkak të sjelljes së papërshtatshme të Epstein. “Ai kishte punësuar staf që më përkisnin mua. E paralajmërova që të mos e bënte më. Kur e përsëriti, e përjashtova nga ambienti. E nxora jashtë dhe aty mori fund çdo gjë,” shtoi ai.

Presidenti amerikan këmbënguli gjithashtu se nuk kishte asnjë përfshirje në aktivitetet e dyshimta të Epstein në ishullin e tij privat. “Nuk kam shkuar asnjëherë në atë ishull,” tha ai, duke theksuar se madje kishte refuzuar një ftesë për të vizituar vendin.

"Shumë njerëz në Palm Beach ishin ftuar. Në një nga momentet e mia më të mira, vendosa ta refuzoj. Nuk doja të shkoja,” u shpreh Trump.

Në përfundim, ai theksoi se nëse do të ekzistonte ndonjë provë inkriminuese ndaj tij, ajo do të ishte bërë publike që gjatë kohës kur kandidonte për president. “Nëse do të kishin diçka kundër meje, do ta kishin nxjerrë kur unë isha në garë për Shtëpinë e Bardhë,” përfundoi Trump. /Versus.al

Tags:

trump

Poll