
Ministri i Jashtëm i Kosovës Glauk Konjufca teksa mori pjesë në samitin e përbashkët që mbahet sot mes ministrave të Jashtëm të vendeve të BE dhe atyre të Ballkanit Perëndimor tha se Kosova meriton trajtim të barabartë në procesin e anëtarësimit.
Ai tha se Kosova duhet të marrë statusin e vendit kandidat dhe të nisë negociatat për anëtarësim në BE.
“Gjithashtu, ne duam të kemi një trajtim të barabartë dhe të drejtë nga BE-ja, ne si Kosovë jemi gati të lëvizim dhe të avancojmë brenda këtij kuadri të procesit bazuar në merita. Në të njëjtën kohë, ajo që mendojmë është se çfarë do të thotë në të vërtetë ky proces bazuar në merita është që Kosova të ketë statusin e vendit kandidat dhe të nisë negociatat për anëtarësim në BE”, tha Konjufca. Versus.al

