Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi së fundmi se rezervat e uraniumit të pasuruar të Iranit duhet të hiqen përpara se të përfundojë lufta mes SHBA-së, Iranit dhe Izraelit.
Netanyahu u shpreh se konflikti nuk mund të konsiderohet i mbyllur për sa kohë Irani vazhdon të zotërojë materiale bërthamore dhe infrastrukturë për pasurimin e uraniumit.
“Lufta nuk ka mbaruar, sepse ende ka material bërthamor, uranium të pasuruar, që duhet të hiqet nga Irani. Ende ka vende pasurimi që duhet të çmontohen”, tha ai.
Teksa u pyet sesi kjo gjë mund të realizohet, Netanyahu tha se SHBA duhet të ndërhyjë për ta hequr. Versus.al

