BOTA /

“Dukesh shumë mirë me këtë kostum”, Trump komplimenton Zelenskyn: Kështu mendoj dhe unë, ia thashë

Kjo vjen pas kritikave që mori Zelensky në takimin në zyrën Ovale për veshjen e tij “jo serioze” sipas amerikanëve.

Shkruar nga Versus

“Dukesh shumë mirë me këtë kostum”, Trump

Takimi i rëndësishëm Trump-Zelenksy është shoqëruar edhe me nota humori, ndryshe nga takimi i parë mes tyre.

Njëri nga gazetarët u dëgjua teksa i tha Zelenskyt se “duket shumë bukur me kostumin që ka veshur”.

Këtë e aprovoi edhe presidenti Donald Trump i cili tha “kështu mendoj dhe unë, ia thashë”.

Kjo vjen pas kritikave që mori Zelensky në takimin në zyrën Ovale për veshjen e tij “jo serioze” sipas amerikanëve.

Batutat

“Dukesh fantastik me atë kostum”, tha gazetari Brian Glenn i Real America's Voice, i cili vuri në dyshim zgjedhjen e veshjes së Zelensky-t gjatë vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë në shkurt.

“Thashë të njëjtën gjë”, tha me zë të lartë Trump.

“Je në të njëjtën situatë”, i tha Zelenksy Glennit. “Unë ndryshova, ti jo".

Veshja e Zelensky-t u diskutua midis zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas përpara bisedimeve të së hënës midis udhëheqësit ukrainas dhe Trump, tha një zyrtar evropian, me mirëkuptimin që Zelensky nuk duhet të mbërrijë i veshur me bluzën e tij të zakonshme të gjelbër ushtarake.

Trump ishte i pakënaqur kur Zelensky mbërriti në Shtëpinë e Bardhë në shkurt i veshur me uniformën e tij ushtarake, duke u tallur se ishte “veshur tërësisht”. 

Poll