BOTA /

E akuzuan për përdorim droge, Elon Musk ju jep fund dyshimeve

ë postimin e tij në platformën X, Musk deklaroi se transparenca është e domosdoshme dhe publikimi i analizave të pastra ka për qëllim të shuajë çdo dyshim.

Shkruar nga Versus

E akuzuan për përdorim droge, Elon Musk ju jep fund dyshimeve

Elon Musk ka hedhur poshtë akuzat për përdorim droge, duke publikuar rezultatet e një testi të detajuar për substanca narkotike, ku ka rezultuar negativ. Ky veprim vjen pas raportimeve mediatike që sugjeronin se ai mund të kishte përdorur ketaminë gjatë kohës kur ishte i përfshirë në një rol këshillimor pranë administratës së ish-presidentit Donald Trump, konkretisht në një strukturë të quajtur Departamenti për Përsosmëri Qeveritare (DOGE).

Akuzat, të mbështetura nga burime të paidentifikuara, ngritën shqetësime mbi ndikimin e mundshëm të përdorimit të substancave të tilla në angazhimet e Musk me Shtëpinë e Bardhë dhe në marrëdhëniet e tij me liderët politikë. Në postimin e tij në platformën X, Musk deklaroi se transparenca është e domosdoshme dhe publikimi i analizave të pastra ka për qëllim të shuajë çdo dyshim.

Ky zhvillim vjen pas një historie me polemika të mëparshme që lidhen me sjelljen publike të Musk, përfshirë një incident në vitin 2018 kur ai konsumoi marihuanë gjatë një interviste me Joe Rogan, gjë që çoi në rishqyrtimin e lejes së tij të sigurisë nga NASA, për shkak të kontratave që SpaceX mban me qeverinë amerikane.

E akuzuan për përdorim droge, Elon Musk ju jep fund dyshimeve

Me publikimin e fundit, Musk përpiqet të mbyllë këtë kapitull dhe të rikthejë fokusin te angazhimet e tij si drejtues i disa prej kompanive më të rëndësishme në fushën e teknologjisë dhe hapësirës, në një kohë kur vëmendja publike dhe presioni mediatik ndaj tij vijon të jetë i lartë. /Versus.al/

 

Poll