BOTA /

“E pres në tavolinë për t’i dhënë fund luftës”, Trump paralajmëron Putinin nëse nuk negocion

Trump ka paralajmëruar sanksione ndaj Rusisë nëse presidenti rus Vladimir Putin nuk ulet të negociojë për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Shkruar nga Versus

“E pres në tavolinë për t’i dhënë fund

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump deklaroi të martën se është gati të takohet me homologun e tij rus Vladimir Putin në çdo kohë, por gjithashtu e paralajmëroi se ka të ngjarë të vendosë sanksione ndaj Rusisë nëse ai nuk ulet në tryezën e negociatave.

"Lufta nuk duhet të kishte filluar kurrë. Nëse do të kishit një President amerikan kompetent, gjë që nuk e kishit, lufta nuk do të kishte ndodhur. Lufta në Ukrainë nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse unë do të isha president.

Rusia nuk do të kishte hyrë kurrë në Ukrainë. Unë kisha një mirëkuptim shumë të fortë me Putinin. Kjo nuk do të kishte ndodhur kurrë, kurrë. Ai nuk e respektoi Bidenin. Shumë e thjeshtë. Ai nuk i respekton njerëzit. Ai është i zgjuar”- u shpreh Trump mes të tjerash.

Ai e cilësoi situatën në Ukrainë si tepër të rëndë me qytete të rrënuara dhe miliona të vrarë.

"Sa herë që ata duan, unë do të takohem. Miliona njerëz po vriten... Është një situatë e mbrapshtë dhe ata tani janë kryesisht ushtarë. Shumë njerëz janë vrarë dhe qytetet duken si vende rrënimi" tha ai.

I pyetur nëse SHBA do të vazhdojë të dërgojë armë në Ukrainë, apo do ta ndalojë një gjë të tillë së shpejti, Trump tha se po e shqyrton këtë çështje.

"Ne do ta shqyrtojmë këtë. Ne po flasim me (Volodymyr) Zelenskyn. Ne do të flasim me Presidentin Putin shumë shpejt dhe do të shohim se si do të ndodhë e gjitha”- deklaroi Trump.

Përfundimi i luftimeve mes Ukrainës dhe Rusisë ka qenë një prej premtimeve të Trump gjatë fushatës së tij presidenciale. Ai nuk dha një plan konkret por u shpreh i bindur se mund të negociojë dhe të arrijë të ndalojë luftën mes dy vendeve. Versus.al