BOTA /

5 ditë nga fundi i afatit për qeverinë, Kurti "dorëzohet": Mesa duket do të shkojmë sërish në zgjedhje

Shkruar nga Versus

5 ditë nga fundi i afatit për qeverinë, Kurti

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti gjatë një takimi me diasporën shqiptare të Kosovës në Londër e ka pranuar se me shumë mundësi vendi do të shkojë sërish në zgjedhje.

Kur kanë mbetur edhe 5 ditë nga afati i caktuar nga dekreti i Vjosa Osmanin për krijimin e qeverisë, Kurti mesa duket nuk i ka numrat e duhur dhe theksoi se shkak për një gjë të tillë është bërë xhelozia dhe inati nga forcat opozitare.

“Nuk është kollaj, se, s’di se si t’jua shpjegoj, ndoshta e keni dëgjuar edhe ju vetë, është intoksikuar atmosfera shumë, ka shumë xhelozi e inati e cinizëm shumë më shumë sesa ide, punë e pasion. Por, jemi ku jemi dhe do të përpiqemi ta bëjmë Qeverinë. Por, siç duket, alternativa është se do të shkojmë në zgjedhje prapë”, theksoi Kurti të martën.

Partia e Kurtit gjendet nën trysni të madhe për ta fituar mbështetjen e nevojshme në Kuvend, pasi zgjedhjet e 9 shkurtit e lanë larg shumicës së nevojshme për të qeverisur e vetme. Versus.al

Poll