Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkup, Maqedoni.
Prokurori Publik i Shkupit ka dhënë urdhër për zbatimin e procedures hetimore kundër një personi i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “përdhunim”.
I dyshuari mësohet se është një 59 vjeçar, i cili akuzohet se gjatë qershorit të vitit 2023 deri në mes të muajit gusht, në shtëpinë e tij në Shkup ka detyruar bijën e tij për veprime seksuale. Vajza e tij është e mitur, e lindur në vitin 2010.
Prokurori Publik deri te gjykatësi në procedure paraprake në Gjykatën Penale në Shkup dha propozim për caktimin e masës së paraburgimit.







