BOTA /

"E urrej Trumpin", publikohet video e 20 vjeçarit që tentoi të vriste ish-presidentin e SHBA

Ajo çfarë thotë Matheu Crooks në video tregon qartë urrejtjen që kishte ndaj ish-presidentit dhe republikanëve në SHBA.

Shkruar nga Versus

"E urrej Trumpin", publikohet video e 20 vjeçarit që

Autori 20 vjeçar që qëlloi me armë zjarri drejt ish-presidentit amerikan Donald Trump duket se e kishte shfaqur haptas urrejtjen e tij për kandidatin republikan. Nëpërmjet një videoje, Tomas Matheu Crooks shihet teksa shprehet se e urren Trumpin si dhe republikanët.

Ndërsa në fund të videos shprehet “keni kapur njeriun e gabuar”.

Më herët FBI në një deklaratë për shtyp bëri me dije se nuk dihen ende motivet e sulmit, ndërsa pas kësaj videoje të publikuar kohë më parë, shihet se autori kishte një urrejtje të qartë ndaj Donald Trump dhe republikanëve. Ai zgjodhi mitingun në Pensilvani për të kryer aktin e rëndë, duke lënë të vdekur një prej pjesëmarrësve në tubim dhe duke plagosur Trumpin e 2 qytetarë të tjerë. Versus.al

Poll