Miliarderi amerikan Elon Musk ka bërë thirrje për mbylljen e dy mediave, Radio Evropa e Lirë dhe Zërit të Amerikës të cilat paguhen nga taksta e amerikanëve. Ai beson se këto media po shpërdorojnë paratë e taksapaguesve.
Musk, i cili mori statusin e nëpunësit të posaçëm civil në administratën e presidentit amerikan Donald Trump, përmendi disa arsye pse, sipas tij, këto media duhet të mbyllen.
"Radio Evropa e Lirë tani (duke mos llogaritur burokracinë mbytëse). Përshëndetje??
2.Askush nuk i dëgjon më.
3.Janë thjesht njerëz të çmendur të majtë radikalë që flasin me veten ndërsa djegin 1 miliard dollarë në vit nga paratë e taksapaguesve amerikanë," shkruan miliarderi në postimin e tij.
Të shtunën, më 8 shkurt, presidenti amerikan Donald Trump, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, konfirmoi se ai kishte udhëzuar Elon Musk të rishikonte "pothuajse gjithçka", duke përfshirë shpenzimet për Pentagonin dhe arsimin në Shtetet e Bashkuara./Versus.al








