
Elon Musk i ka bërë thirrje mbretit të Britanisë së Madhe, Charles III që të ushtrojë kompetencat e tij për shpërndarjen e parlamentit, në mënyrë që të ketë zgjedhje të reja të përgjithshme dhe një parlament të ri.
Multimilarderi si duket tashmë është përqendruar në Mbretërinë e Bashkuar pasi ndihmoi në SHBA për rikthimin e Donald Trump në pushtet. Muska zbuloi se mund të investojë rreth 127 milionë dollarë në partinë e krahut të djathtë në Mbretërinë e Bashkuar, gjë që u pa si një sulm ndaj kryeministrit aktual Keir Starmer.
Ky interesim kaq i madh i Musk lidhet me detajet tronditëse të zbuluara që në vitin 2013 ku mbi 1400 vajza të mitura përdoreshin nga bandat duke i shfrytëzuar për prostitucion. Asokohe Starmer ishte kreu i prokurorisë së Kurorës Britanike dhe asnjë operacion i madh nuk u ndërmor ndaj bandave. Versus.al








