BOTA /

Çfarë po ndodh në Arizona? Pas atentatit ndaj Trump, qëllohet me armë zjarri zyra e fushatës së Kamala Harrisit

Zyra në Tempe është një nga 18 zyrat në terren për fushatën Kamala Harris në Arizona.

Shkruar nga Versus
Çfarë po ndodh në Arizona? Pas atentatit ndaj Trump,
Kamala Harris dhe pamje nga vendi i ngjarjes

Zyra e fushatës së zëvëndës presidentes në SHBA, Kamala Harris në Arizona është qëlluar nga një individ i paidentifikuar të hënë (23 shtator) duke shkaktuar vetëm dëme materiale, sipas autoriteteve policore.

Incidenti vjen vetëm disa ditë para vizitës së planifikuar të Harris në Arizona për fushatën e saj presidenciale dhe pak muaj pas atentatit ndaj ish-presidentit Donald Trump në këtë shtet.

“Askush nuk ishte brenda gjatë orëve të natës, por ky incident ngre shqetësime për sigurinë e njerëzve që punojnë në atë ndërtesë, si dhe të atyre aty pranë,” tha Sgt. Ryan Cook, zyrtari i informacionit publik të Departamentit të Policisë Tempe, në një deklaratë të martën (25 shtator).

Çfarë po ndodh në Arizona? Pas atentatit ndaj Trump,

Sipas Patty Socarras, drejtoreshë e komunikimit për Partinë Demokratike të shtetit, zyra e fushatës në Tempe është një nga 18 zyrat në terren për fushatën Harris në Arizona.

Pamjet nga zyra tregojnë dy vrima plumbash në një derë dhe dy të tjera në dritare.

Hetuesit po analizojnë provat e mbledhura në vendngjarje dhe kanë forcuar sigurinë për personelin dhe të tjerët në zonë. 

Çfarë po ndodh në Arizona? Pas atentatit ndaj Trump,

“Ne i jemi mirënjohës policisë së Tempe-s që erdhi shpejt në vendngjarje dhe për fat askush nuk ishte i pranishëm apo i lënduar,” tha Sean McEnerney, menaxheri i fushatës së koordinuar të Partisë Demokratike të Arizonës. 

Gjatë gjithë fushatës së saj, Harris ka bërë thirrje për ndalimin e armëve sulmuese dhe që shtetet të vendosin ligje për flamurin e kuq. 

"Ne duhet t'i japim fund epidemisë së dhunës me armë në vendin tonë një herë e përgjithmonë," tha Harris në një nga mitingjet e saj. /Versus.al

 

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: