BOTA /

Festa e Vivodanit, policia e Kosovës shoqëron në komisariat 17 serbë: Nxitën urrejtje dhe bënë sjellje provokuese

Pas shoqërimit, 4 persona u liruan ndërsa të tjerët ende po merren në pyetje.

Shkruar nga Versus

Festa e Vivodanit, policia e Kosovës shoqëron në komisariat 17

Kosovë- Manifestimet për festën e “Vidovdanit”, të mbajtura sot në Gazimestan dhe Graçanicë, kanë përfunduar pa incidente madhore. Policia njofton se përveç disa rasteve të izoluara me veprime provokuese, aktivitetet janë zhvilluar në mënyrë të qetë.

Mes të tjerash policia ka bërë të ditur se 17 persona janë shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje, për shkak të sjelljeve provokuese, përfshirë nxitje të urrejtjes dhe veshje me përmbajtje provokuese, të cilat bien ndesh me ligjet në fuqi.

Nga këta persona:

Një është ndaluar për veprën penale të armëmbajtjes pa leje,

Një tjetër është gjobitur për kundërvajtje,

Katër janë liruar,

Ndërsa 11 të tjerë janë ende duke u marrë në pyetje. Versus.al

Poll