Live Updates /

Dështojnë negociatat në Kosovë! Liderët e opozitës akuza Kurtit: Na thirri për të aktruar! Kryeministri: U bëra 2 propozime

*Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi sot një takim me liderët opozitarë të vendit në përpjekje për të gjetur një zgjidhje që vendi të dalë nga ngërçi politik ku ka mbetur që prej shkurtit të këtij viti me Kuvendin që ende nuk është konsituuar. *Takimi zgjati tre orë, ndërsa nuk mori pjesë Ramush Haradinaj i Akmërisë së Kosovës. Menjëherë pas takimit, liderët që morën pjesë shprehën se nuk kishin arritur asnjë ndryshim dhe akuzuan Kurtin si të papërgjegjshëm. *Nuk vonoi as reagimi i Kurtit i cili në një konferencë për mediat tha se partitë opozitare e kishin keqlexuar gjykimin e Kushtetutës dhe bëri me dije se u kishte bërë 2 propozime për të dalë nga ngërçi politik. *Ndërkohë nesër, mbahet seanca e 38-të për konstituimin e Kuvendit teksa 37 seancat e tjera kanë dështuar për shkak se propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje si kryeparlamentare, Albulena Haxhiu nuk ka marrë votat e nevojshme.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

4 Postime
46 MINUTA ME PARE

“Shqipëria”, Kurti “ngec” në argumentin e dhënë dhe salla shpërthen në të qeshura

Dështojnë negociatat në Kosovë! Liderët e opozitës

Gjatë konferencës së Kurtit për shtyp ku njoftoi se nuk kishte arritur një marrëveshje me partitë opozitare për të zgjidhur ngërçin, pati edhe një moment që shkaktoi të qeshura tek gazetarët e pranishëm dhe tek vetë kryeministri në detyrë.

Teksa i sfidoi gazetarët t’i gjenin një shtet tjetër në Evropë ku partia e parë të ishte më e madhe se dy partitë e tjera të marra së bashku, gazetarët i përmendën Shqipërinë dhe Kurti e pranoi si fakt duke shkaktuar më pas të qeshura.

Pjesë nga konferenca:

Kurti: Unë mendoj se kur kemi parasysh propagandën, të jesh më i madh se partia e dytë dhe e tretë e marrë së bashku, kjo është e paparë në Evropë. Më gjej një shtet tjetër në Evropë ku partia e parë të jetë më e madhe se partia e dytë dhe e tretë së bashku.

Gazetarja: Shqipëria

Kurti: Po Shqipëria, e vërtetë (qesh)

Salla shpërthen në të qeshura

Kurti: Vetëm në Shqipëri e Kosovë është një shembull i tillë, nuk ka vend tjetër në Evropë. Versus.al

3 ORE ME PARE

Kosova mbetet në ngërç, Kurti pas dështimit në takimin me liderët opozitarë: Bëra 2 propozime

Dështojnë negociatat në Kosovë! Liderët e opozitës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka dalë në një deklaratë për mediat pasi takimi 3 orësh që pati me partitë opozitare rezultoi dështim. Ai tha se kishte ofruar dy mundësi kompromosi, njëra që kryeparlamentarja e propozuar dhe 2 nënkryetarët të votohen paketë dhe propozimi i dytë që nëse Albulena Haxhiu nuk merr 61 vota me votim të fshehtë atëherë tërhiqet nga gara.  

“LDK e PDK e kanë keqlexuar gjykimin e kushtetueses. Nuk ka kompromis mes nesh. Kam ofruar dy opsione që kryeparlamentarja e propozuar dhe 2 nënkryetarët të votohen në mënyrë “paketë”.

Lëvizja Vetëvendosjes është fituese e qartë. VV është më e madhe se PDK e LDK së bashku. Rezultati i zgjedhjeve më të fundit tregon pakënaqësi të popullit me opozitën dhe jo me Vetëvendosjen”- u shpreh Kurti mes të tjerash. Versus.al

3 ORE ME PARE

Dështon takimi në Kosovë, pas 3 orësh diskutime opozita sulmon Kurtin: I papërgjegjshëm! E bëri për aktrim

Dështojnë negociatat në Kosovë! Liderët e opozitës

Pas tre orësh diskutimesh, është mbyllur takimi i thirrur nga kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti me krerët e partive opozitare.

Duket se edhe pas takimit, vendi do të vijojë me ngërçin politik duke mos arritur konstituimin e Kuvendit, diçka që vijon që prej shkurtit kur edhe u mbajtën zgjedhjet parlamentare. Në përfundim, krerët e partive opozitare e kanë akuzuar kryeministrin Albin Kurti për papërgjegjshmëri.

Lumir Abdixhiku i LDK: Kishim frikë se ky takim ishte një farsë publike dhe ashtu rezultoi. Ai kërkon dalje nga bllokada por nuk ka ndryshuar qëndrim.

Memli Krasniqi i PDK: E kanë ofertën tonë për kandidatë të tjerë. Kërkuam që nesër të mos e vazhdojmë me kërkesën për votim të fshehtë. Shkelja e Kushtetutës nuk i bën nder Kosovës, deputetët duhet të mbajnë përgjegjësi.

Nesër mbahet seanca e 38-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës që ende nuk ka votuar për kryeparlamentaren pasi propozimi i Lëvizjes Vetëvendosja, Albulena Haxhiu nuk ka marrë mbështetje nga shumica e deputetëve. Versus.al

5 ORE ME PARE

Ngërçi politik në Kosovë, nis takimi i Kurtit me liderët e opozitës! Ja cilët janë të pranishëm

Dështojnë negociatat në Kosovë! Liderët e opozitës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim liderët e partive politike opozitare për të diskutuar rreth situatës politike në vend, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për tejkalimin e ngërçit politik pas zgjedhjeve të fundit.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese ka vendosur që deputetët e rinj janë të detyruar të përfundojnë seancën konstituive të Kuvendit brenda 30 ditëve, përfshirë zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Para takimit Kurti foli shkurtimisht për mediat duke thënë se duhet parë se kush po shkon së pari në takim.

‘’Së pari ta shohim se kush po vjen, si pop ecën, e mandej shpresoj se do të kemi se çfarë të them”, ka deklaruar Kurti.

Kurse liderët e tjerë nuk kanë dhënë komente para takimit. Versus.al

Poll