BOTA /

Foto / Dy termete të fuqishme 6.9 dhe 7.1 ballë, alarm për cunami

Nuk ka pasur raporte për anomali në termocentralet bërthamore pas tërmetit dhe qeveria po kontrollon për dëme dhe viktima

Shkruar nga Versus

Foto / Dy termete të fuqishme 6.9 dhe 7.1 ballë, alarm për cunami

Dy tërmete të fuqishme kanë goditur Japoninë. E para, me magnitudë 6.9 , u regjistrua në prefekturën Miyazaki, në jugperëndim të vendit. E dyta, me magnitudë 7.1, ndodhi në ishullin jugor të Kyushu. Për momentin nuk raportohet për dëme.
USGS tha se tërmeti i parë goditi në orën 16:42 me orën lokale në një thellësi prej 33 kilometrash, rreth 29 kilometra në juglindje të Miyazaki, Kyushu. E dyta goditi më pak se një minutë më vonë, 26 metra poshtë, 20 kilometra në verilindje të Miyazaki.

Foto / Dy termete të fuqishme 6.9 dhe 7.1 ballë, alarm për cunami

Paralajmërim për cunami, valë deri në një metër

Agjencia Meteorologjike Japoneze ka lëshuar një paralajmërim për cunami në zonat bregdetare. Transmetuesi japonez NHK raportoi se priten valë deri në një metër në disa zona bregdetare të ishujve Kyushu dhe Shikoku. "Cunami do të godasë në mënyrë të përsëritur. Ju lutemi mos hyni në det dhe mos iu afroni bregdetit derisa të hiqet paralajmërimi," tha Agjencia Meteorologjike e Japonisë në X. 


Në Japoni mbi 1500 lëkundje në vit

I vendosur mbi katër pllaka kryesore tektonike përgjatë skajit perëndimor të 'Unazës së Zjarrit', Japonia është një nga vendet tektonike më aktive, ku jetojnë rreth 125 milionë njerëz, që përjeton rreth 1500 dridhje në vit afërsisht 18% e tërmeteve në botë. Japonia ndodhet në "Unazën e Zjarrit" të Paqësorit dhe është një nga vendet më të prirura nga tërmetet në botë. Kujtojmë se një tërmet i rënë më 1 janar të këtij vitit në rajonin veri-qendror të Japonisë, Noto, shkaktoi më shumë se 240 të vdekur.

Nuk ka pasur raporte për anomali në termocentralet bërthamore pas tërmetit dhe qeveria po kontrollon për dëme dhe viktima, u tha gazetarëve shefi i kabinetit, Yoshimasa Hayashi.

Sipas CBS News, deri më tani nuk raportohet për dëme apo viktima.

Televizioni publik japonez NHK tha se kishte raporte për thyerje të xhamave në aeroportin Miyazaki pranë epiqendrës.

 

 

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: