Disa foto të publikuara të presidentit amerikan, Donald Trump nxitën aludime se ai mund të jetë i sëmurë.
Ai kishte plagë ose shenja në dorën e tij të djathtë të mbuluara me fondatinë. Në njërën nga fotot këmbët e Trump duken shumë të fryra, ndërsa mori pjesë në Kupën e Botës për Klube.
Trump dhe bashkëshortja e tij Melania ishin të pranishëm në ndeshjen finale në stadiumin Metlife në New Jersey, ku Trump u përshëndet me brohoritje dhe fishkëllima sapo u shfaq në ekranin e stadiumit.
Në këtë event, Trump u fotografua nga një kënd i kundërt ndërsa ishte ulur pranë Melanias, duke ofruar një pamje ballore të këpucëve dhe kyçeve të këmbëve të tij.
Përdoruesit e mediave sociale vunë re shpejt se kyçet e këmbëve të tij ishin të fryra.







