BOTA /

Frika për tërmet të fuqishëm, banorët e ishullit grek e kalojnë natën në çadra! Mbyllen shkollat

Ekspertët grekë kanë argumentuar se ky aktivitet sizmik nuk ka lidhje me vullkanin që ndodhet në ishullin Santorini.

Shkruar nga Versus

Frika për tërmet të fuqishëm, banorët e ishullit grek e

Greqi- Banorët e ishullit të Santorinit i kanë kaluar orët e mbrëmjes në çadra kampingu nën frikën e një tërmeti me magnitudë shkatërruese.

Mësohet se brenda 24 orëve të fundit, 18 tërmete me magnitudë mbi 4 ballë, kanë shkundur ishullin. Sekuenca e tërmeteve ka vijuar ndërsa drejtori i Institutit Gjeodinamik Vasilis Karastathis, tha se sekuenca po largohet duke u zhvendosur drejt verilindjes.

Ndërkohë si pasojë e panikut të krijuar, shkollat janë mbyllur në Santorini, Amorgos, Paros, Antiparos dhe Naxos me vendim të kryebashkiakëve të ishujve për arsye parandaluese për shkak të rritjes së aktivitetit sizmik në Cyclades.

Aktiviteti sizmik mes Santorinit, Anafit dhe Amorgos vazhdon me ritme të pandërprera, me tërmete të përsëritura. Tërmeti i fundit u regjistrua në orën 7:10 të mëngjesit të së hënës me magnitudë 4.2 ballë të shkallës rihter.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka mbledhur sizmiologët për të diskutuar lidhur me atë çfarë pritet sa i takon aktivitetit sizmik. Versus.al

Poll