Parlamenti i Teheranit ‘ka arritur në përfundimin se ngushtica e Hormuzit duhet të mbyllet, por vendimin përfundimtar do ta marrë Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare’.
Këto janë fjalët e gjeneralit të Gardës Revolucionare, Esmail Kowsari, anëtar i komisionit për Sigurinë Kombëtare në Parlament, të cilat i ka raportuar televizioni iranian Press TV.
Ngushtica e Hormuzit është një rrugë strategjike për transportin e naftës dhe gazit të lëngshëm natyror. Si një “korridor detar” midis Iranit dhe Omanit, ajo lidh Gjirin Persik me Gjirin e Omanit dhe detin Arabik.







