BOTA /

“Gati të luftoj dhe vdes në Ukrainë”, çfarë shkruante në rrjetet sociale atentatori i dytë i Trump

58 vjeçari i arreestuar rezulton të jetë aktivist pro ukrainas dhe i zhgënjyer nga politika e SHBA.

Shkruar nga Versus
“Gati të luftoj dhe vdes në Ukrainë”,
Vendi ku ndodhi incidenti dhe atentatori i arrestuar Ryan Wesley Routh

Ryan Wesley Routh, 58-vjeçari që u arrestua të dielën në lidhje me atë që FBI e cilësoi si një tentativë vrasjeje ndaj ish-presidentit Donald Trump, kishte shprehur dëshirën për të luftuar dhe për të vdekur në Ukrainë.

Postimet e zotit Routh në faqen e mediave sociale X zbuluan një prirje për retorikë të dhunshme në javët pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022.

"Jam i gatshëm të luftoj në Krakov dhe të shkoj në kufi të Ukrainës krah të gjithë vullnetarëve dhe të vdes”- ka shkruar ai.

Në aplikacionin e mesazheve Signal, z. Routh shkroi se "Civilët duhet ta ndryshojnë këtë luftë dhe të parandalojnë luftërat e ardhshme" si pjesë e biografisë së profilit të tij. Në WhatsApp, biografia e tij lexonte: “Secili prej nesh duhet të bëjë pjesën e tij çdo ditë në hapat më të vegjël për të ndihmuar në mbështetjen e të drejtave të njeriut, lirisë dhe demokracisë, secili prej nesh duhet të ndihmojë kinezët.”

Routh, një ish-kontraktor ndërtimesh nga Greensboro, N.C., u intervistua nga The New York Times në vitin 2023 për një artikull rreth amerikanëve që dolën vullnetarë për të ndihmuar përpjekjet e luftës në Ukrainë. Routh, i cili nuk kishte përvojë ushtarake, tha se kishte udhëtuar në vend pas pushtimit të Rusisë dhe donte të rekrutonte ushtarë afganë për të luftuar atje. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: