BOTA /

Gjermani/ Dy të vrarë dhe një i plagosur rëndë pasi u qëlluan nga një person i maskuar në një fabrikë

Shkruar nga Versus

Gjermani/ Dy të vrarë dhe një i plagosur rëndë pasi u

Dy persona u qëlluan për vdekje nga një person i maskuar i cili sulmoi një fabrikë në Gjermaninë jugore këtë të martë.

Sipas njoftimeve ndërkohë që një tjetër person ka mbetur i plagosur rëndë.

Gjermani/ Dy të vrarë dhe një i plagosur rëndë pasi u

Ngjarja e përgjakshme ndodhi rreth orës 17:45 të së martës kur një person i armatosur i maskuar hyri në një fabrikë të kompanisë Hänel në Bad Friedrichshall, në shtetin Baden-Württemberg.

Pamja e asaj që ndodhi në fabrikë është ende e paqartë. Sipas informacioneve, autori ka arritur të arratiset. Po punohet për kapjen e tij. Policia ka rrethuar vendin e krimit me forca të shumta dhe një ekip të operacioneve speciale, raporton Bild.

Fabrika prodhon pjesë precize. Të gjithë punonjësit janë evakuar.

Gjermani/ Dy të vrarë dhe një i plagosur rëndë pasi u

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: