BOTA /

Gykata e Romës bllokoi sërish dërgimin e emigrantëve në Shqipëri, Musk del në mbrojtje të Melonit

Në një koment në rrjete sociale Musk i del në mbrotje qeverisë së djathtë të Giorgia Melonit. Musk shkruan në komentin e tij se këto gjyqtarë që anuluan transferimin e emigrantëve në Shqipëri duke çuar çështjen në Gjykatën Europaine të Drejtësisë duhet të largohen.

Shkruar nga Versus
Gykata e Romës bllokoi sërish dërgimin e emigrantëve në
Giorgia Meloni, Elon Musk

Miliardieri afrikano-jugor, Elon Musk ka komentuar vendimim e Gjykatës së Romës për të bllokuar sërish kampet e emigrantëve në Gjadër.

Musk shkruan në komentin e tij se këto gjyqtarë që anuluan transferimin e emigrantëve në Shqipëri duke çuar çështjen në Gjykatën Europaine të Drejtësisë duhet të largohen.

"Këta gjyqtarë duhet të ikin"  shkruan Musk në një postim ku flitet për largimin e emigrantëve nga kampi i Gjadrit.

Kjo nuk është hera që Musk del në mbrojtje të qeverisë së Melonit përsa i përket çështjes së emigracionit në Itali.

Muaj më parë CEO i Teslës komentoi në një postim të opinionistës holandeze Eva Vlaardingerbroe.

"Është skandaloze që ai po përballet me gjyq për zbatimin e ligjit," shkruan ai në platformën X, duke komentuar postimin e opinionistës holandeze  mbi Matteo Salvini.

Gjithashtu mbështetja e Musk për qeverinë Meloni nuk është vetëm në rrjete sociale. Një vit më parë miliardieri ai mori pjesë në festën e organizuar nga të rinjtë e partisë Fratelli d’Italia.

Shtatë emigrantët e paligjshëm të strehuar në kampin e Shëngjinit u larguan mbrëmjen e djeshme.

Seksioni i imgracionit në gjykatën e Romës referoi në Gjykatën Europiane të Drejtësisë çështjen e emigrantëve të mbajtur në qendrën e Gjadrit, duke pezulluar masën e vlefshmërisë së ndalimit./ Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: