
Tre javë më parë Hamdiu, një i ri tunizian, ishte një personazh kopertinash për media të mëdha italiane, pasi historia e tij ishte frymëzuese. Tani, 21 vjeccari i cili mbërriti në Itali kur ishte i mitur, është "një fije peri" larg rrezikut për të humbur çdo gjë. Pas pak ditësh ai do të niste një stazh në një restorant me yje Michelin, por ëndrra e tij rrezikon të shuhet: gjyqtari ka vendosur që ai duhet të largohet nga Italia brenda 7 ditëve. Shkak është bërë tentativa për vjedhjen e një palltoje që djali kishte bërë në moshën 18-vjeçare, kur duhej të linte shtëpinë ku jetonte dhe u gjend në rrugë pa patur një vend ku të shkonte.
I mbërritur si emigrant nga Tunizia në moshën 16-vjeçare, Hamdiu studioi, mësoi gjuhën italiane me shkathtësi të habitshme dhe punoi si ndihmës kuzhinier në restorante të ndryshme në Romë. Ai po ndiqte shkollën e gatimit të Fondacionit Barilla dhe së shpejti do të fillonte një praktikë në një restorant me yll Michelin. Djali priste prej dy vitesh të merrte përgjigjen për kërkesën e tij për leje qëndrimi. Në vend të kësaj, ai mori një dekret dëbimi.
Dekreti i dëbimit u motivua nga tentativa për vjedhjen e një palltoje që Hamdiu bëri "kur në ditëlindjen e tij të 18-të, qëndra ku po rrinte e braktisi në të ftohtin e rrugëve: Sipas Policisë, krimi tregon rrezikshmërinë shumë të rëndë sociale të djalit”, lexojmë në një postim në profilin e Baobab Experience në Facebook në të cilin tregohet historia
Ndërsa Hamdi ishte i mbyllur në qeli pranë komisariatit të Potenzas, avokatët nxituan në qytetin e Basilicata për ta mbrojtur atë dhe djali u lirua por fatkeqësisht ka një dekret dëbimi”, paralajmërojnë gjithmonë përmes rrjeteve sociale nga Baobab Experience e cila është e gatshme të vazhdojë betejën sepse “Hamdi ka të drejtë të qëndrojë në Itali dhe Tunizia nuk është një vend i sigurt ".
Sipas La Repubblica, Hamdiu kishte tentuar të vidhte një xhaketë te Zara, sepse kishte mbetur në rrugë dhe kishte ftohtë.
“Kjo është arsyeja pse e mbyllën në një qeli dhe duan ta riatdhesojnë: ndërkohë ai ka studiuar, bën teatër, është zgjedhur nga Fondacioni Barilla për një kurs super gatimi në Parma dhe javën tjetër do të fillonte punë me një kuzhinier me yll në Rimini, ai ndoqi një kurs me Cannavacciuolo (mastershef), ai ishte pjesë e një prej projekteve tona dhe ai është shumë aktiv për të ndihmuar emigrantët dhe italianët në vështirësi Ai është prototipi i djalit të integruar që, duke u nisur nga varfëria është duke realizuar ëndrrën e tij të jetës”.







