BOTA /

“Hezbollah po përdor ambulancat për transport”, Izraeli thirrje mjekëve: Mos bashkëpunoni, do e pësoni

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite thotë se ushtria do të vazhdojë të synojë çdo automjet që besohet se transporton anëtarë të Hezbollahut "pavarësisht nga lloji i tij".

Shkruar nga Versus

“Hezbollah po përdor ambulancat për transport”, Izraeli

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë përsëritur pretendimet se Hezbollahu po përdor ambulanca për të lëvizur luftëtarët dhe armët në Libanin jugor. Nisur nga këto pretendime, ato kanë paralajmëruar ekipet mjekësore në zonë.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite thotë se ushtria do të vazhdojë të synojë çdo automjet që besohet se transporton anëtarë të Hezbollahut "pavarësisht nga lloji i tij".

"Ne u bëjmë thirrje ekipeve mjekësore që të shmangin marrëdhëniet me anëtarët e Hezbollahut dhe të mos bashkëpunojnë me ta," thotë zëdhënësi i IDF Avichay Adraee në një postim në X.

Që nga përshkallëzimi i ofensivës së saj kundër Hezbollahut muajin e kaluar, ushtria izraelite ka goditur ekipet e kërkim-shpëtimit, qendrat mjekësore dhe spitalet në të gjithë Libanin, duke rezultuar në vdekjen dhe plagosjen e dhjetëra mjekëve dhe punonjësve të urgjencës./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: