Më 26 prill 2025, Sheshi i Shën Pjetrit priti lamtumirën e fundit për Papa Françeskun, në një ceremoni solemne dhe të mbushur me pjesëmarrës.
Gjatë funeralit, një erë e lehtë 'ka folur' mbi faqet e Ungjillit të hapur mbi arkivolin e Papës duke risjellë një pamje simbolike të përjetuar edhe njëzet vite më parë, gjatë varrimit të Papa Gjon Palit II.
View this post on Instagram
Më 2 prill 2005, Papa Gjon Pali II u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare. Funerali i tij, i mbajtur më 8 prill, mblodhi mbi 300 mijë besimtarë në Sheshin e Shën Pjetrit dhe miliona të tjerë që e ndoqën ceremoninë në mbarë botën përmes transmetimeve televizive. /Versus.al/








