BOTA /

Tërmeti 7.7 ballë, Myanmari kërkon ndihmë ndërkombëtare! Dhjetëra të vd*kur dhe fëmijë e punëtorë të bllokuar nën rrënoja

Qindra godina janë shembur në Myanmar, ndërsa dhjetëra persona kanë vdekur e qindra të tjerë kanë mbetur të bllokuar.

Shkruar nga Versus

Tërmeti 7.7 ballë, Myanmari kërkon ndihmë

Myanmari ka shpallur gjendje emergjence pas tërmetit me magnitudë 7.7 ballë që tronditi sot rajonin e Azisë juglindore.

Junta Ushtarake ka kërkuar ndihmë humanitare për gjetjen e personave të zhdukur dhe për të mjekuar qindra persona të plagosur.

Mediat e huaja shkruajnë se deri më tani raportohet për më shumë se 25 të vdekur. Ndërsa rezulton se 20 fëmijë kanë mbetur të bllokuar nën rrënojat e një manastiri si dhe 80 punëtorë që po punonin, janë zhdukur pas shembjes së godinës 30 katëshe.

"Ne duam që komuniteti ndërkombëtar të japë ndihmë humanitare sa më shpejt të jetë e mundur," tha zëdhënësi i juntës Zaw Min Tun.

Junta tha në një deklaratë se një gjendje e jashtëzakonshme ishte në fuqi në gjashtë nga zonat më të prekura: Sagaing, Mandalay, Magway, shteti Shan verilindor, Naypyidaw dhe Bago.

Zaw Min Tun tha se dhurimet e gjakut ishin të nevojshme për pacientët në Mandalay, Naypyidaw dhe Sagaing. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: