
Një tërmet i fuqishëm me epiqendër në Myanmar tronditi Azinë Juglindore mëngjesin e sotëm. Tërmeti me magnitudë 7.7 ballë ishte aq i fortë saqë u ndje edhe në Tajlandë dhe vende të tjera fqinje.
Ndërtesa të shumta jnaë shembur edhe në Bangkok, ku siç shihet edhe në pamjet e publikuara, gjatë tërmetit bien gradaçela dhe rrugët çahen në dysh.
Tërmeti, me epiqendër 16 kilometra në veriperëndim të Saigang, Mianmar, u regjistrua në orën 12:50 me orën lokale (7:20 në Itali) dhe kishte një thellësi prej 17 kilometrash. Kjo është bërë e ditur nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA, USGS.Versus.al








