Një tërmet me magnitudë 4.9 Rihter ka goditur ishullin grek Rodos mbrëmjen e sotme.
Sipas Institutit Gjeodinamikës epiqendra e tëmetit ishte 10 kilometra perëndim-jugperëndim të Lindos.
Thellësia fokale ishte 54.1 kilometra.
Lëkundjet u ndjenë në të gjithë ishullin, raportojnë mediat lokale.








