Itali- Një tërmet i fuqishëm është ndjerë mesditën e sotme në zonën e Napolit, Itali. Siç raportohet nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vulkanologjisë, tërmeti ishte i magnitudës prej 4.4 ballësh me epiqendër në Campi Flegrei.
Lëkundjet janë ndjerë dhe në Napoli dhe që zgjati disa sekonda, shkaktoi frikë veçanërisht në Komunat Flegreane: në Pozzuoli dhe qendra të tjera njerëzit dolën në rrugë.
Aktualisht nuk ka raportime për dëme. Pak çaste para tërmetit me magnitudë 4.4, ndodhi dhe një tërmet tjetë me magnitudë 2.1./Versus.al







