BOTA /

Tërmeti i fuqishëm ‘shkund’ ishullin e Kretës, tronditja ndihet deri në Athinë

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë u pasua nga një gjëmim i fortë dhe 9 lëkundje të tjera.

Shkruar nga Versus

Tërmeti i fuqishëm ‘shkund’ ishullin e Kretës,

Greqi- Ishulli i Kretës u trondit gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm nga një tërmet me magnitudë 6.1 ballë të shkallës rihter.

Banorët u alarmuan nga gjëmimi i fortë që pasoi tërmetin e fuqishëm dhe shumë prej tyre dolën jashtë shtëpive. Lëkundja ishte aq e fuqishme sa u ndje edhe në Athinë.

Vlen të përmendet se pas tërmetit me magnitudë 6.1 Richter, në zonë janë regjistruar nëntë lëkundje të tjera pasuese, ku më e vogla është 2.5 Richter dhe më e madhja 3.5 Richter.

Deri më tani nuk raportohet për viktima apo persona të plagosur përveç dëmeve materiale të shkaktuara në banesa apo biznese të ndryshme. Ndërkohë, shërbimet zjarrfikëse të Kretës janë në gatishmëri të përgjithshme.

Sipas informacionit, rrëshqitje të vogla toke janë regjistruar si pasoja të tërmetit në rrjetin rrugor provincial dhe në rrugën 25 Gusht në Heraklion, është vërejtur një rënie e vogël e pjesëve të një ndërtese. Shërbimet si të rajonit të Kretës ashtu edhe të bashkive janë në gatishmëri të shtuar. Versus.al

 

Tags:

greqi tërmet

Poll