BOTA /

Sulmi me raketa ndaj Izraelit, Netanyahu: Irani do paguajë çmim shumë të lartë!

Nga vendngjarja, Netanyahu e cilësoi situatën si një “kërcënim ekzistencial” për Izraelin, duke shtuar se vendi i tij është përfshirë në një “luftë shpëtimi” për të ndalur agresionin iranian.

Shkruar nga Versus

Sulmi me raketa ndaj Izraelit, Netanyahu: Irani do paguajë çmim

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka vizituar nga afër zonat e rrënuara nga sulmet e Iranit të zhvilluara përgjatë natës.

Sulmet iraniane kanë shkatërruar një bllok banimi në qytetin bregdetar Bat Yam, duke mos kursyer kështu as civilët, përfshirë këtu dhe fëmijë të mbetur nën rrënoja.

“Irani do të paguajë një çmim shumë të lartë për vrasjen e civilëve, grave dhe fëmijëve”, është mesazhi që Netanyahu i drejtohet Iranit.

Nga vendngjarja, Netanyahu e cilësoi situatën si një “kërcënim ekzistencial” për Izraelin, duke shtuar se vendi i tij është përfshirë në një “luftë shpëtimi” për të ndalur agresionin iranian.

“Ne do të arrijmë qëllimin tonë dhe do t’i godasim me një goditje të vetme”, deklaroi kryeministri izraelit, ndërsa theksoi se sulmet e Iranit ishin të qëllimshme ndaj civilëve.

Ministria e Shëndetësisë e Izraelit njoftoi se 12 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin total të viktimave izraelite në 15 që nga momenti kur Irani nisi sulmet hakmarrëse ndaj goditjeve të para izraelite.

Poll