
Fituesja e medaljes së artë në Lojërat Olimpike, boksierja Imane Khelif ka ngritur padi pranë autoriteteve franceze për miliardierin Elon Musk, Donald Trump dhe për autoren e ‘Harry Poter’ JK Rowling për "ngacmim të rënduar kibernetik" pasi ato shkaktuan protesta për pjesëmarrjen e saj në Lojërat Olimpike të Parisit.
Avokatja e Khelif, Nabil Boudi, me bazë në Paris tha për Variety se manjati i Tesla-s dhe autorja e Harry Potter janë kallzuar penalisht për shkak të përhapjes së gjuhës së urretjes në rrjete sociale në lidhje me gjininë e boksieres algjeriane.
“ JK Rowling dhe Elon Musk janë përmendur në padi, ndër të tjera”, shkroi Boudi në X, duke vënë në dukje se Donald Trump do të ishte gjithashtu pjesë e hetimit.
“Trump postoi në Twitter, kështu që pavarësisht nëse ai përmendet apo jo në padinë tonë, ai në mënyrë të pashmangshme do të merret në pyetje nga prokuroria”, shtoi ajo.
Por çfarë shkruajtën në rrjete sociale Musk, Rowling dhe Trump?
Në një postim të saj Rowling ndau një foto nga ndeshja e boksit të Khelifit me italianen Angela Carini, duke e akuzuar algjerianen se ishte një burrë që "po shijonte shqetësimin e një gruaje që sapo e goditi me grusht në kokë".
Musk, nga ana e tij, ri-ndau postimin e notarit Riley Gaines që pretendonte se "burrat nuk i përkasin sporteve të grave".
"Absolutisht," shtoi shefi i Space X.
Ndërkohë, Trump thjesht shkroi: "Unë do t'i mbaj burrat jashtë sporteve të grave", krahas një momenti të përballjes së Khelif me Carinin.
Ngacmimit kibernetike në Francë dënohen me burg që variojnë nga dy deri në pesë vjet dhe me gjobat që variojnë nga 26,000 deri në 39,000 £.
Nëse ndiqen penalisht si gjuhë urrejtjeje në internet, autorët madje mund të gjobiten nga 64,000 deri në 214,000 £.







