Në një kthesë që duket si skenar filmi, mediat shtetërore iraniane shokuan botën këtë fundjavë duke transmetuar intervistën e parë televizive me Ali Shamkhanin, njeriun që disa e kishin shpallur të vdekur pas sulmeve shkatërruese izraelite në Iran.
Pas ditësh spekulimesh dhe lajmesh kontradiktore, ku disa thanë se ishte vrarë dhe të tjerë se ishte në koma, Shamkhani doli në ekran me një bastun në dorë dhe një aparat frymëmarrjeje, duke treguar fytyrën e luftëtarit të mbijetuar qëndrestar në mes të rrënojave të shtëpisë së tij të shkatërruar.
“U bllokova për tre orë nën gërmadha, por nuk humba besimin,” tha ai me zë të ngjirur, duke rrëfyer momentet dramatike kur bëri lutjen e mëngjesit ndërsa ishte i zënë mes gërmadhave që mund të kishin qenë edhe varri i tij.
Në intervistën që mbante të mbuluar dhimbjen dhe guximin, Shamkhani përshkroi tmerrin e sulmit që i shkatërroi shtëpinë dhe i thyeu kafazin e kraharorit, ndërsa në sfond dëgjoheshin tingujt e automjeteve ushtarake që afroheshin për ta marrë prej andej.
Por mes plagëve të tij, ai mbante një sekret: “E di pse më shënjestruan, por nuk mund ta them,” tha me një ton misterioz, duke ndezur spekulimet se çfarë anësh të errëta fshihet pas këtij sulmi.
Kjo paraqitje erdhi pasi mediat iraniane e mohuan vdekjen e tij vetëm disa ditë më parë, duke thënë se ai ishte “plagosur rëndë dhe po luftonte për jetën në spital”.







