Izraeli ka nisur mbrëmjen e djeshme pushtimin e plotë të Rripit të Gazës. Mediat e huaja shkruajnë se forcat izraelite përdorën sulme të rënda ajrore, tanke dhe zjarr artilerie në qytet dhe në periferi.
Autoriteti palestinez pretendon se tanket e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit kishin hyrë në zemër të qytetit të Gazës duke shkaktuar skena në nivele lufte që nuk janë parë përgjatë 2 viteve të fundit.
Pas javësh sulmesh ajrore në rritje në Qytetin e Gazës, duke përfshirë rrëzimin e një numri gjithnjë e më të madh ndërtesash të larta shumëkatëshe, duket se forcat e Izraelit më në fund kanë arritur pikën e kthesës për një pushtim tokësor në shkallë më të gjerë.
Që nga e hëna e hershme, rreth 300,000 banorë të Gazës ishin larguar nga Qyteti i Gazës duke shkuar drejt jugut, por rreth 700,000 mbetën. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit shpresonin që ashtu si në Rafah, shumica e civilëve të Gazës do të iknin sapo forcat tokësore izraelite të fillonin vërtet të depërtonin në qytet.
Gjeneral-Lejtnant Eyal Zamir nuk ka qenë dakord me këtë pushtim, por gjithashtu ka refuzuar të japë dorëheqjen duke vijuar me pushtimin pas urdhrit të dhënë nga kryeministri Benjamin Netanyahu. Netanyahu ka thënë se pushtimi i Qytetit të Gazës do ta mposhtë më tej Hamasin përtej disfatave të rënda që grupi terrorist ka pësuar gjatë dy viteve. Versus.al







