BOTA /

“Jam ajo trapja, Meloni!”, kryeministrja italiane takon presidentin e Campanias pasi e fyeu

Ky ka qenë takimi i parë mes Melonit dhe De Lucas që pasi ky i fundit e fyeu në muajin shkurt.

Shkruar nga B.V
“Jam ajo trapja, Meloni!”, kryeministrja italiane takon presidentin
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni dhe presidenti i rajonit të Campania, Vincenzo De Luca

Itali- "President De Luca, ajo trapja Meloni. Si jeni?". Kështu iu drejtua kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni presidentit të rajonit të Campanias Vicenzo De Luca teksa e takoi atë në inagurimin e qendrës sportive në Caivano.

“Mirë se erdhe, paç shëndet”- iu përgjigj De Luca.

Kjo ishte hera e parë që dy zyrtarët takoheshin pasi muaj më parë, De Luca gjatë një takimi me disa gazetarë e quante Melonin “trape”.

Ai e bërë këtë deklaratë në Romë, teksa fliste për çështjen e autonomisë lokale dhe zhbllokimin e disa fondeve.

Në atë kohë Meloni i dërgoi një mesazh duke u shprehur se De Luca “duhet të punojë në vend që të protestojë”, ndërsa De Luca iu përgjigj sulmit të Melonit duke e quajtur “trape”.

Poll