Presidenti Trump sulmoi ashpër kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për përshkallëzimin e situatës në Liban nga Izraeli të hënën, në një telefonatë plot me fjalë të ashpra. Dy zyrtarë amerikanë të informuar nga një burim i tretë kanë shpërndarë për mediat disa detaje nga telefonata e tensionuar mes dy liderëve.
Në telefonatë, Trump e quajti Netanyahun "të çmendur" dhe e akuzoi atë për mosmirënjohje, sipas dy burimeve. Ai gjithashtu i vuri frena planit të Izraelit për të sulmuar Bejrutin duke i thënë Netanyahut se plani i tij për të bombarduar kryeqytetin e Libanit, do ta izolonte Izraelin edhe më tej në sytë e botës.
Dy nga burimet thanë se Trump pretendoi se e kishte ndihmuar Netanyahun të qëndronte larg burgut një referencë për mbështetjen e tij gjatë gjyqit për korrupsion të Netanyahut. Duke përmbledhur komentet e Trumpit drejtuar Netanyahut, zyrtari amerikan tha: "Je i çmendur. Do të ishe në burg nëse nuk do të isha unë. Po të shpëtoj nga mbrapa. Të gjithë të urrejnë tani. Të gjithë e urrejnë Izraelin për shkak të kësaj."
Një burim i dytë i informuar mbi telefonatën tha se Trump ishte "i inatosur" dhe në një moment i bërtiti Netanyahut: "Çfarë dreqin po bën?"
Zyrtari amerikan tha se Trump e dinte që Hezbollahu kishte qëlluar në Izrael dhe se Izraeli duhej të mbrohej, por ndjeu në ditët e fundit se Netanyahu po përshkallëzohej në një mënyrë disproporcionale. Përveç kërcënimeve ndaj Bejrutit, Izraeli ka zgjeruar operacionin e tij tokësor në Libanin jugor.
Një tjetër zyrtar amerikan tha se Trump ishte i shqetësuar nga fakti që Izraeli kishte vrarë kaq shumë civilë në Liban dhe kundërshtoi që izraelitët të shembnin ndërtesa për të vrarë një komandant të vetëm të Hezbollahut. Versus.al

