
Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov postoi sot një video duke ngarë një Tesla Cybertruck me atë që duket të jetë një mitraloz i montuar në krye. Në video ai dëgjohet duke thënë se do ta dërgojë mjetin në frontin e Ukrainës.
Kadyrov said that Musk gave him a Cybertruck with which he will go to Ukraine. pic.twitter.com/PqsRny65cf
— TOGA △ (@TOGAjano21) August 17, 2024
Kadyrov gjithashtu lavdëron automjetin dhe pronarin e Tesla Motors, Elon Musk. Në postimin e tij në aplikacionin e mesazheve Telegram, ai e quan atë "njeriu më inteligjent i epokës moderne" dhe e fton të vizitojë Çeçeninë.
Elon Musk gave Kadyrov a Tesla Cybertruck.
— Jürgen Nauditt ???????????????? (@jurgen_nauditt) August 17, 2024
Don-don screwed a machine gun there and wants to send it to the front.
According to him, he got the car from Elon Musk, whom he invited to Grozny.
Ukrainian TG channels write this.
Is it April 1st today? pic.twitter.com/pI7D3KSGTl
“Ne presim me padurim produktet tuaja të ardhshme që do të na ndihmojnë të përfundojmë operacionin special ushtarak”, shkroi ai, duke përdorur terminologjinë zyrtare të përdorur nga Rusia për të përshkruar luftën në Ukrainë.
Deri më tani nuk ka asnjë koment nga Tesla./ Versus.al







