Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar sërish se ka luajtur një rol vendimtar në parandalimin e disa konflikteve të mëdha në botë, përfshirë edhe atë midis Kosovës dhe Serbisë.
Në një intervistë të fundit për mediat ndërkombëtare, Trump ka ripërsëritur se Serbia ishte pranë nisjes së një lufte të re, por se ndërhyrja e tij e kishte ndaluar një përshkallëzim të tillë.
“Ne kemi ndalur shumë luftëra. Konflikti midis Indisë dhe Pakistanit, që mund të kishte qenë edhe bërthamor, u shmang. Edhe në Kamboxhia – e parandaluam përmes marrëveshjeve tregtare. Shumë prej këtyre konflikteve i ndaluam nëpërmjet tregtisë,” tha ai.
Trump theksoi më tej se i kishte paralajmëruar palët: “U thashë, nëse doni të luftoni, luftoni sa të doni, por ne nuk do të tregtojmë më me ju.”
Duke përmendur edhe Ballkanin, ai shtoi: “Kemi Kosovën – e njihni këtë? Serbia ishte gati të shpërthente. Kam shpëtuar miliona jetë.”
Në fund, Trump tha se kishte ndaluar edhe luftën 30-vjeçare në Kongo, duke e përshkruar si një konflikt të tmerrshëm që ai arriti ta ndalonte brenda një muaji. /Versus.al/







