BOTA /

"Kam vrarë gruan, ejani" / 64-vjeçari përgatit një kurth për të hedhur në erë karabinierët

Sipas autoriteteve, natën e së martës, ai kishte mbushur apartamentin e tij me gaz dhe më pas kishte telefonuar shërbimin emergjent 112, duke raportuar se kishte vrarë gruan e tij. Sipas prokurorisë, autori dyshohet se ka vepruar për shkak të një urrejtjeje të thellë ndaj forcave të rendit, të cilat i konsideronte përgjegjëse për ndarjen nga bashkëshortja.

Shkruar nga Versus

"Kam vrarë gruan, ejani" /  64-vjeçari përgatit

Një burrë 64-vjeçar nga qyteti Ozieri, në provincën e Sasarit të Italisë, është arrestuar pasi kishte përgatitur me kujdes një kurth të rrezikshëm për të kryer një masakër kundër karabinierëve italianë. Sipas autoriteteve, natën e së martës, Antonio Maria Pani kishte mbushur apartamentin e tij me gaz dhe më pas kishte telefonuar shërbimin emergjent 112, duke raportuar se kishte vrarë gruan e tij.

Qëllimi ishte i qartë: të tërhiqte forcat e rendit në banesë dhe të shpërthente apartamentin përmes një mekanizmi që mund të aktivizohej në distancë. Ndërkohë, ai ishte fshehur në një bunker të nëndheshëm të ndërtuar vetë në oborrin e shtëpisë së tij.

Zbulimi i mashtrimit dhe ndërhyrja e zjarrfikësve

Ende nuk dihet se çfarë e ka bërë autorin të heqë dorë në momentin e fundit. Pas mbërritjes në vendngjarje, zjarrfikësit thyen derën e banesës dhe mbyllën gazin. Brenda nuk u gjet asnjë trup dhe asnjë person. Hetuesit më pas kontaktuan gruan e tij, e cila rezultoi të ishte gjallë dhe në gjendje të mirë, duke jetuar në një komunë tjetër.

Forcat e rendit kuptuan menjëherë se kishin të bënin me një kurth të rrezikshëm. Për rreth një orë, banorët e zonës u urdhëruan të qëndronin të mbyllur në shtëpitë e tyre, pasi ekzistonte dyshimi se 64-vjeçari Antonio Maria Pani mund të ishte i armatosur.

Pas kontrolleve të imtësishme, karabinierët e Ozierit e zbuluan burrin të fshehur në bunker dhe e arrestuan pa asnjë rezistencë.

"Kam vrarë gruan, ejani" /  64-vjeçari përgatit

 Akuza për "masakër" dhe urrejtje ndaj karabinierëve

Sipas prokurorisë, autori dyshohet se ka vepruar për shkak të një urrejtjeje të thellë ndaj forcave të rendit, të cilat i konsideronte përgjegjëse për ndarjen nga bashkëshortja. Ajo e kishte denoncuar disa vite më parë për dhunë në familje.

Vetëm pak ditë më parë, ai ishte dënuar nga Gjykata e Sasarit për dëmtimin e një lapidari përkujtimor në nder të karabinierit ëalter Frau, i vrarë në vitin 1995 në Chilivani gjatë një përplasjeje me një bandë grabitësish.

Autori aktualisht ndodhet në burgun e Bancalit dhe do të përballet me akuzat për tentativë masakre dhe simulim të një krimi.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: