BOTA /

"Goditja" e re e Trump ndaj Kinës: Po mbyllin fabrikat e tyre për shkak të tarifave që kemi vendosur

Presidenti amerikan tha se "i pëlqen Xi Jinping" dhe se delegacionet nga të dy vendet po negociojnë një marrëveshje tregtare.

Shkruar nga Versus

"Goditja" e re e Trump ndaj Kinës: Po mbyllin fabrikat e tyre

Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara janë në negociata me zyrtarët kinezë, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje tregtare, u tha Donald Trump anëtarëve të kabinetit të tij, gjatë një takimi në mesditë të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë.

"Në një moment, shpresoj të arrihet një marrëveshje, ne po negociojmë me Kinën", tha Trump, ndërsa pretendoi se tarifat e larta që ai i ka vendosur Pekinit po çojnë në mbylljen e fabrikave në Kinë.

Presidenti i SHBA-së theksoi se dëshiron përparimin e Kinës dhe ka një qëndrim pozitiv ndaj udhëheqësit kinez Xi Jinping.

"Më pëlqen Presidenti Xi, nuk do të doja që kjo t'u ndodhte atyre, nuk dua që ata të vuajnë. Anijet po kthehen mbrapsht sepse refuzojnë mallrat, nuk duan të blejnë për shkak të tarifave. Fabrikat po mbyllen në të gjithë Kinën sepse nuk duam produktet e tyre", - shtoi Trump.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: