Revista e njohur satirike franceze Charlie Hebdo publikoi dje një numër “dedikim” për njeriun më të pasur në botë.
Revista e njohur franceze e përjavshme satirike ka krijuar për javën e tanishme një numër që për bashkëpunëtorët e saj është një “dedikim për këndvështrimin tonë për lirinë e shprehjes”.
Gazeta me karikaturën më të mprehtë në botë, jashtë praktikës së zakonshme, botoi të gjithë serinë e skicave që “zbukurojnë” rubrikën e saj të veçantë, ndërkohë që zakonisht boton një herë në javë në llogaritë e saj kopertinën e botimit.
Në mënyrë shumë të mprehtë, por gjithmonë në kornizat kushtetuese franceze që përcaktojnë sekularizmin, por edhe lirinë e shprehjes në Kushtetutën franceze dhe Republikën e 5-të franceze, karikaturistët kryesorë të Mediumit tregojnë katër skica në të cilat protagonist është manjati i teknologjisë njwherwsh dhe mbështetësi kryesor ekonomik i Presidentit të zgjedhur Trump.
Në kopertinën e botimit Elon Musk si një krimb është hedhur nga kufoma e Jean-Marie Le Pen dhe titulli është: "Elon Musk: E djathta e skajshme e së ardhmes".








