
Elon Musk duket se ka dal hapur kundër mikut të tij, Donald Trump, pas një postimi në platformën X, ku e përshkroi projektligjin ‘të madh dhe të bukur’ të presidentit amerikan si ‘fëlliqësi të neveritshme.’
Sulmi e zuri në befasi ekipin e Trump, pasi u publikua gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, duke përkeqësuar atmosferën tashmë të tensionuar, disa ditë pasi Musk la rolin e tij qeveritar.
Edhe pse Musk kishte shprehur më parë rezerva në lidhje me projektligjin, kritikat e tij publike deri vonë kishin mbetur të buta.
Ndryshimi i menjëhershëm në stilin e Musk, sipas burimeve të cituara nga media greke Axios janë katër arsyeve kryesore:
1.Ligji i ri shkurton kredinë tatimore për automjetet elektrike, e cila ka ndihmuar prodhuesit e makinave si Tesla e Elon Musk. Deri në fund të prillit, kompania e tij kishte shpenzuar të paktën 240,000 dollarë për lobim në mbështetje të kësaj kredie dhe çështjeve të tjera të kompanisë.
Sipas burimeve, Musk gjithashtu kishte lobuar prapa skenave për këtë masë në legjislacion, por pa sukses.
2.Musk punonte në Shtëpinë e Bardhë si i ashtuquajturi “punonjës i veçantë qeveritar” dhe kishte diskutuar mundësinë për të qëndruar në këtë rol përtej kufirit 130-ditor të përcaktuar me ligj për këtë pozicion këshillues pa pagesë. Megjithatë, zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë përfundimisht se ai nuk mund të vazhdonte të shërbente në këtë cilësi.
3.Musk gjithashtu kishte propozuar që Administrata Federale e Aviacionit (FAA) të përdorte sistemin e tij satelitor Starlink për kontrollin kombëtar të trafikut ajror, sipas burimeve. Por administrata e Trump e refuzoi këtë ide për shkak të dukjes së një konflikti interesi dhe arsyeve teknologjike. “Nuk mund të kesh kontrollin e trafikut ajror që funksionon vetëm me satelitë,” tha një prej burimeve.
Duket se pika kulmore për Musk ndodhi të shtunën në mbrëmje, kur Trump papritur njoftoi tërheqjen e kandidaturës së Jared Isaacman, një aleat i Musk, për postin e administratorit të NASA-s.
Thuhet se vendimi ishte nxitur nga shefi i stafit të presidentit, Sergio Gore, i cili ishte përplasur vazhdimisht me Musk.
Megjithatë, zyrtarë të tjerë e hodhën poshtë këtë skenar, duke thënë se senatorët republikanë e kishin kundërshtuar zgjedhjen e Isaacman për shkak të mbështetjes së tij për kandidatët demokratë dhe se në fund të fundit u zgjodh një kandidat më besnik politikisht./Versus.al







