
Arrestohet në Meksikë Isai Martinez, nip i bosit famëkeq të drogës Joachim “El Chapo” Guzman.
Lajmi u konfirmua nga ministri i Sigurisë, Omar Garacia Harfuch, i cili tha se arrestimi është kryer në shtetin Sonora.
Sipas zyrtarit, operacioni është realizuar përmes një koordinimi mes forcave të mbrojtjes dhe prokurorisë meksikane.
Mbi Martinez, i arrestuar më parë në vitin 2008 në moshën 25-vjeçare, rëndon një urdhër ekstradimi i shpërndarë nga Shtetet e Bashkuara.
Detajet e arrestimit dhe akuzat që rëndojnë ndaj tij janë ende të paqarta, por vlen të theksohet se në muajt e fundit në Meksikë janë kapur ose eliminuar shumë bosë droge.
Mes tyre spikat vrasja e Nemesio Oseguera Cervantes, lider i kartelit Gjenerata e Re e Shtetit të Jaliskos, si dhe arrestimi i pasuesit të tij.

