BOTA /

"Konspiracion kr*minal", gjykata franceze dëon me 5 vite burg ish-presidentin Sarcozy

Shkruar nga Versus
"Konspiracion kr*minal", gjykata franceze dëon me 5 vite burg
Ish-presidenti francez Nicolas Sarcozy dhe pasuesi i tij presidenti aktual Emanuel Macron

Francë- Një gjykatë e Parisit ka dënuar Nicolas Sarkozy-n me pesë vjet burg për konspiracion kriminal. Gjithashtu u lëshua një urdhër ndalimi, i pari për një ish-president të Republikës. Sarkozy nuk u arrestua në gjykatë sepse urdhri u shty “për disa ditë” derisa ai të thirret nga Zyra e Prokurorit Financiar, e cila do ta njoftojë atë për urdhrin e ndalimit.

Kryetarja e gjykatës, Nathalie Gavarino, shpjegoi se ish-presidenti francez u shpall fajtor për konspiracion kriminal për “lejimin e bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë të vepronin me qëllim marrjen e mbështetjes financiare” nga regjimi libian. Gavarino i përshkroi krimet e Sarkozy-t si “veçanërisht serioze”. Megjithatë, ish-presidenti francez u lirua nga akuzat për korrupsion pasiv dhe përvetësim në rastin e financimit të supozuar libian të fushatës së tij presidenciale të vitit 2007.

Sipas ekspertëve gjyqësorë, ish-presidenti francez brenda pak ditësh do të dorëzohet në burgun “Santé” në Paris. Ai është planifikuar të mbahet në “krahun e cenueshëm”, zonën e burgut ku mbahen kryesisht persona të famshëm të cilët janë dënuar për çështje të ndryshme, veçanërisht politikanët. Versus.al

Poll