Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, ka deklaruar se administrata e tij është në "bisedime aktive" me autoritetet ligjore për të përcaktuar nëse qyteti ka kompetencë ligjore për të arrestuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, në rast se ai merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator.
Sipas Mamdanit, çdo vendim do të merret vetëm në përputhje me ligjin.
Deklarata e tij vjen në vijim të qëndrimeve të mëparshme, ku ai është shprehur se do të mbështeste zbatimin e urdhër-arrestit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare ndaj Netanyahut.
Megjithatë, ekspertë të së drejtës kanë argumentuar se një kryebashkiak amerikan nuk ka autoritet të drejtpërdrejtë për të urdhëruar arrestimin e një lideri të huaj në bazë të urdhër-arrestit të ICC-së./Përshtati në shqip Versus.al

