
Kryeministri polak Donald Tusk iu përgjigj sot me "mësime aritmetike" pyetjeve të gazetarëve në lidhje me Luftën në Ukrainë, qëndrimin e SHBA-së dhe rolin që Bashkimi Evropian duhet të marrë pas ndryshimit të administratës Trump.
Kryeministri polak, i mbërritur herët në Londër për të marrë pjesë në Samit, theksoi nevojën që Evropa të marrë përgjegjësitë e saj dhe të kuptojë rolin e saj si një fuqi globale.
“Zonja dhe zotërinj, kjo që po ndodh është një paradoks! “500 milionë europianë u kërkojnë 300 milionë amerikanëve t’i mbrojnë nga 140 milionë rusë.Zgjidhja është e thjeshtë, thotë Tusk. Nëse na duhet të numërojmë diçka, duhet të llogarisim te vetja. Sepse Evropa është një fuqi globale.”, theksoi kryeministri polak./Versus.al
VIDEO
Arithmetic lessons from Donald Tusk, who remains a staunch supporter of Ukrainians
— NEXTA (@nexta_tv) March 2, 2025
The Polish Prime Minister, speaking at the airport before departing for the London summit, stated:
"Ladies and gentlemen, this is a paradox! 500 million Europeans are asking 300 million Americans… pic.twitter.com/2sW82Dmio5







