BOTA /

Liderët e BE në Shtëpinë e Bardhë/ Kush janë udhëheqësit europianë që do të shoqërojnë Zelenskyn?

Shkruar nga Versus

 

Liderët e BE në Shtëpinë e Bardhë/ Kush janë

Liderët europianë e presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të udhëtojnë nesër drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të zhvillojnë një takim të nivelit të lartë me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.

Ky takim vjen pas samitit historik të zhvilluar të premten (15 Gusht) në Alaskë mes Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin.

Ky takim do të përqëndrohet në analizimin e kërkesave të palëve në konflikt, konkretisht Rusisë dhe Ukrainës, me qëllim arritjen e një armëpushimi nëpërmjet një marrëveshje gjithëpërfshirëve paqeje.

Kush janë liderët që do të jenë në Uashington dhe çfarë raportesh kanë me Trump?

Përveç presidentit Zelensky, në takim do të marrin pjesë edhe liderë të rëndësishëm evropianë:

Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian

Ka negociuar me Trump për tarifat ndaj BE-së. Ata janë takuar në Turnberry Golf Club në Skoci, ku muajin e kaluar ranë dakord për një marrëveshje tregtare. Trump e cilësoi takimin si “bashkëpunim i vërtetë”.

Mark Rutte, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s

Ka lavdëruar publikisht Trump për menaxhimin e krizës Izrael-Iran. Trump, nga ana tjetër, ka përshëndetur angazhimin e NATO-s për të rritur shpenzimet për mbrojtjen në 5% të PBB-së, nën drejtimin e Rutte.

Emmanuel Macron, President i Francës

Ka zhvilluar marrëdhënie të ngushta me Trump gjatë mandatit të parë të këtij të fundit. Në një vizitë të fundit në SHBA, Macron madje pranoi publikisht se Trump kishte të drejtë që u përpoq të krijonte një marrëdhënie me Putinin.

Giorgia Meloni, Kryeministre e Italisë

Vizitoi Shtëpinë e Bardhë në prill dhe ka marrëdhënie të ngrohta me Trump, i cili e ka quajtur “grua fantastike” që “ka pushtuar Europën”. Ishte e vetmja lidere evropiane që mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Trump.

Friedrich Merz, Kancelar i Gjermanisë

Vetëm një muaj pas marrjes së detyrës, ai vizitoi Shtëpinë e Bardhë dhe i dhuroi Trump-it certifikatën e lindjes së gjyshit të tij bavarez – një gjest që fitoi simpatinë e presidentit amerikan.

Alexander Stubb, President i Finlandës

I ndan pasioni për golfin me Trump. Ata kanë luajtur bashkë një raund në resortin Mar-a-Lago dhe kanë diskutuar për çështjen e Ukrainës dhe marrëdhëniet dypalëshe SHBA–Finlandë gjatë një dreke informale.

Keir Starmer, Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar

U takua me Trump gjatë vizitës së këtij të fundit në Skoci në korrik. Trump ka shprehur pëlqim për liderin britanik, duke përmendur shpesh “marrëdhënien e veçantë” mes SHBA dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Tags:

zelensky

Poll