BOTA /

Masakër në Nigeri: Të paktën 60 të vrarë nga një sulm xhihadist në verilindje të vendit

Në mesin e viktimave janë edhe pesë ushtarë, pasi qyteti i sulmuar strehon një bazë ushtarake strategjike. Pamjet nga vendngjarja dhe dëshmitë lokale flasin për një akt brutal.

Shkruar nga Versus

Masakër në Nigeri: Të paktën 60 të vrarë nga

Të paktën 60 persona kanë humbur jetën në një sulm të dhunshëm nga grupe xhihadiste në qytetin Darul Jama, në verilindje të Nigerisë, pranë kufirit me Kamerunin. Sipas burimeve të sigurisë, agresorët kanë mbërritur me motorë, kanë hapur zjarr me armë automatike dhe më pas u kanë vënë flakën shtëpive të banorëve.

Në mesin e viktimave janë edhe pesë ushtarë, pasi qyteti i sulmuar strehon një bazë ushtarake strategjike. Pamjet nga vendngjarja dhe dëshmitë lokale flasin për një akt brutal që ka shkatërruar emocionalisht një pjesë të madhe të komunitetit.

Masakër në Nigeri: Të paktën 60 të vrarë nga

Megjithëse dhuna nga grupet xhihadiste në Nigeri ka rënë në krahasim me kulmin e përplasjes me Boko Haram-in mes viteve 2013 dhe 2015, situata mbetet e brishtë. Grupet rebele, veçanërisht ato të lidhura me fraksionin e shkëputur “Shteti Islamik i Afrikës Perëndimore” (ISWAP), vazhdojnë të kryejnë sulme të përgjakshme në zonat rurale të rajonit verilindor.

Autoritetet nigeriane ende nuk kanë dhënë një bilanc zyrtar përfundimtar, ndërsa forcat e sigurisë kanë nisur operacione në terren për të lokalizuar përgjegjësit dhe për të siguruar zonën.

 

Poll