Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i paralajmëroi banorët e qytetit të Gazës të hënën që të largohen sa më shpejt të jetë e mundur, disa orë pasi Izraeli njoftoi se do të intensifikojë sulmet ajrore në zonë.
Duke iu drejtuar banorëve të qytetit të Gazës, kryeministri izraelit theksoi: "Më dëgjoni me kujdes: Ju jeni paralajmëruar, largohuni tani!"
Netanyahu tha gjithashtu se forcat izraelite po riorganizohen dhe po mblidhen në qytetin e Gazës përpara operacioneve tokësore.







