Tre persona u vranë me armë zjarri të martën në mbrëmje në Uppsala, rreth 60 kilometra në veri të Stokholmit, njoftoi policia suedeze.
"Vdekja e tre personave është konfirmuar pas disa të shtënave me armë zjarri", shkroi policia në faqen e saj të internetit, duke shtuar se është hapur një hetim për vrasje.
"Disa persona u gjetën me lëndime që sugjerojnë një incident me armë zjarri", tha fillimisht policia rreth orës 5 të pasdites.
Një dëshmitar anonim raportoi se pa njerëz që vraponin në drejtime të ndryshme dhe fshiheshin. Sipas radios suedeze SVT, autori i ngjarjes u largua nga vendi i ngjarjes me një skuter elektrik.








